Vendosni fjalën kyçe....

“Prokuroria vendosi të mbrojë krimin, nxori në media dosjen” – Ish -ministri


Ish-ministri i Drejtësisë, Manjani, ka thënë së publikimi i përgjimeve të dosjes Avdylaj në media është “katastrofë dhe skandal të madh’ 

Ai shkruan se dokumentet që kanë dalë nga prokuroria dhe që janë prodhuar për të goditur krimin, janë në fakt një mbrojtje që organi i akuzës po i bën krimit.

“Katastrofë, e bënë shtetin gallatë dhe drejtësinë sallatë” – shkruan Manjani në reagimin e tij.

“Katatastrofë! Dhjetëra faqe dokumentash zyrtarë, të klasifikuar për shkaqe hetimore, gjenden sot në media! Prokuroria, e cila është pronare e atyre dokumentave, në vend t’i ruante me fanatizëm i nxori në media në papergjegjshmëri të plotë!! Ato dokumenta u prodhuan për të ndihmuar prokurorinë të godasë krimin. Por ajo vendosi ta mbrojë atë, duke nxjerre në publik indiciet zyrtare! Skandal sa më s’ka!

Tashmë çdo lloj hetimi i mëtejshëm nuk ka kuptim sepse indiciet janë bërë publike dhe “të interesuarit” kanë siguruar alibitë e tyre! E bënë shtetin gallatë! Drejtësinë sallatë! E vetmja mënyrë për të mbrojtur krimin e pushtetarëve kjo ishte!”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *