Vendosni fjalën kyçe....

Cilët janë dy prokurorët që u “rrodhën” përgjimet për Vangjush Dakon


Ditën e djeshme janë publikuar disa transkriptime të përgjimeve të “Dosjes Avdylaj”, ku dyshohet se është i përfshirë edhe kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako.

“Dosja Avdylaj” e ka zanafillën në vitin në fund të vitit 2016 dhe prokuror i çështjes asokohe ka qenë Anton Martini.

Pas tij, dosja i kaloi ish-kreut të Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj.

Ky i fundit u transferua nga kryeprokurorja Arta Marku pak javë më parë në qytetin e Pogradecit dhe pas kësaj dosja i kaloi dyshes Vladimir Mara-Dritan Prençi.

Në njoftimin e djeshëm nga prokuroria, theksohet se pikërisht kalimi i dosjes tek dyshja Mara-Prençi kishte vënë në lëvizje hetimin ndaj grupit të Avdylajve.

Por publikimi i materialeve të përgjimit të një dosjeje në hetim e sipër është më së paku shkelje ligji për zbulimim e sekretit hetimor.

Prokurori Dritan Prençi

Dritan Prençi është një nga prokurorët e “Dosjes Tahiri” si dhe i dosjes së vrasjes së gjyqtares Fildes Hafizi. Pak kohë më parë ai iu nënshtrua vettingut duke e kaluar atë pasi është kandidat për në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, KLP.

Ndaj tij dhe Vladimir Marës, në muajin shkurt nisi një hetim nga ana e prokurorisë së Durrësit, pasi lejuan ekstradimin drejt Italisë të Nezar Seitit, anëtar i bandës së Habilajve.

Ekstradimi i këtij të fundit drejt Italisë u bë në mënyrë të paligjshme dhe për këtë pati “përplasje” mediatike mes kryeprokurores Arta Marku dhe ministres së Drejtësisë, Gjonaj se kush ishte përgjegjës për këtë ekstradim.

Edhe Vladimir Mara është pjesë e prokurorëve që po hetojnë dosjen Tahiri dhe ka qenë në Itali bashkë me një grup prokurorësh për të pyetur Moisi Habilajn, ndërsa është akuzuar se ka dekonspiruar aksionin e policisë në Babicë të Vlorës ku u kapën 10 tonë drogë dhe u arrestua Nezar Seiti, por asnjë nga Habilajt. /Hashtag.al

Prokurorët Vladimir Mara e Dritan Prençi


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *