Vendosni fjalën kyçe....

Drejtonin makinën në gjendje të dehur, arrestohen 13 persona


 Gjatë mesnatës Policia Rrugore ka bërë një sërë kontrollesh në rrugët vendit. Në prangat e policisë kanë rënë 13 persona. Nga këta 12 janë arrestuar pasi drejtonin mjetin në gjendje të dehur.

DETAJE:

Po ashtu janë penalizuar me heqje të lejes së drejtimit mbi 100 shoferë. Sipas policisë gjatë fundjavës janë konstatuar edhe raste kur shoferët ecin me shpejtësi skëterrë, deri në 190 km/h.

Shpejtesia mbi normat e lejuara qe varionte deri ne 190 km/h, Gara te rrezikshme ne rruge dhe Alkool gjate drejtimit te automjetit qe varionte deri ne 1.14 mg/l, ishin shkeljet te cilat “zbehen” argetimin edhe kete fundjave.

Per shkak te rrezikshmerise qe paraqesin, keto shkelje ishin ne 👁👮👁Policise Rrugore te Tiranes, pergjate oreve te vona te se Premtes deri ne oret e para te mengjesit te se Shtunes, si dhe gjate oreve te mbremjes se djeshme e deri ne oren 05.00 te mengjesit te sotem.
Nga kontrollet e alternuara si ne zonat urbane dhe ato interurbane te Kryeqytetit jane konstatuar dhe 📹:
• Arrestuar ne kushtet e flagrances 13 persona, nga te cilet 12 per drejtim mjeti ne gjendje te dehur dhe 1 per korrupsion aktiv ndaj personave qe ushtrojne funksione publike.
• Pezulluar 34 leje drejtimi per drejtim mjeti nen efektin e alkoolit.
• Pezulluar 32 leje drejtimi per shpejtesi mbi normat e lejuara.
• Proceduar administrativisht 10 drejtues mjetesh per mosrregullim shpejtesie ne qendrat e banuara dhe gara ne shpejtesi.
• 21 drejtues mjetesh te papajisur me siguracionin e detyrueshem.
• Si dhe 94 drejtues mjetesh per shkelje te tjera te rregullave te qarkullimit rrugor.
Siguria ne rruge, mbetet sfida jone, bashkohu edhe ti me ne, mos drejto mjetin nen efektin e alkoolit, respekto kufizimet e shpejtesise dhe rregullat e qarkullimit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *