Pas vrasjes se shtetasit Kostandinos Kaçifas gjatë shkëmbimit të zjarrit me forcat RENEA ka reaguar Ministra e Jashtme greke e cila nëpërmjet një deklarate zyrtare ku shprehet se e ka ndjekur ngjarjen ng afër dhe se pret nga autoritetet shqiptare të kuptojnë plotësisht rrethanat se si shtetasi grek humbi jetën.
Njoftimi i plotë:
Autoritetet greke, së bashku me ato shqiptare, vëzhguan nga afër ngjarjen e parë në fshatin Bularat të Shqipërisë, ku shtetasi grek dyshohet se hapi zjarr me një pushkë Kallashnikov kundër automjetit të policisë shqiptare e cila më pas kërkoi arrestimin
Vetëm tani u informum zyrtarisht zyrtarisht se në shkëmbimin e zjarrit me forcat e policisë shqiptare, Konstandinos Kaçifas u vra.
Ndjejme shumë keqardheje për vdekjen e emigrantëve grekë dhe ngushëllimet tona ndaj familjes së tij.
Sidoqoftë, është e papranueshme që ngjarja të ketë arritur një pikë të humbjes së jetës njerëzore.
Ne presim që autoritetet shqiptare të kuptojnë plotësisht rrethanat në të cilat ky qytetar grek ka humbur jetën dhe të ndërmarrin menjëherë veprimet e nevojshme.