Vendosni fjalën kyçe....

Premier League/ Ndalet Arsenal, Chelsea shkatërron Burnely


Pas 11 fitoresh radhazi në të gjitha kompeticionet, Arsenali u ndal në një barazim 2-2 në fushën e Crystal Palace.

Skuadra e Unai Emery e pa vetën në disavantazh në sekondat e fundit të pjesës së parë pas një penalltie të kthyer në gol nga mesfushori serb i vendasve Milivojevic, por në fillimin e pjesës së dytë, në harkun e 5 minutave, Arsenali përmbysi rezultatin falë një supergoli të Granit Xhakës nga goditja standarte dhe finalizimit të Aubameyang.

Por, atëherë kur dukej se “Topçinjtë” do të merrnin suksesin e 12 rresht, Milivojevic në minutën e 83-të i ndëshkoi sërish dhe përsëri nga pika e bardhë e penalltisë.

Nuk fali Chelsea, që u ngjit përkohësisht në vendin e dytë të renditjes në kuotën 24 pikëve, falë fitores së thellë me shifrat 0-4 brenda ndaj Burnley në transfertë.

Ross Barkley spikati me një gol dhe dy asist, ndërkohë që shënuan edhe Alvaro Morata, Willian dhe Loftus Cheek.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *