Milan ka arritur ta mposht Sampodorian në ‘San Siro’.
“Kuqezinjtë” kanë arritur të shënojnë fitore në shtëpi me rezultat 3-2.
Me këtë fitore Milani ngjitet në vendin e shtatë të tabelës të Serisë A, ndërsa Sampdoria mbetet në vendin e gjashtë.
Milani kaloi në avantazh në minutën e 17’ me Patrick Cutrone katër minuta rezultati u barazuar nga Riçardo Saponaras, e dhjetë minuta më pas, Sampdoria kaloi në epërsinë pas gjuajtjes së Quagliarellas.
Gonzalo Higuain arriti ta shënojë golin e barazimit nëntë minuta para se të mbyllej pjesa e parë.
Spanjolli shënoi golin e fitores në minutën e 62’ që i dha 3 pikët ekipit të Gatussos.