Vendosni fjalën kyçe....

“Xhafaj u largua që të heshtë Tahiri?!”


Pas dorëheqjes së beftë të ministrit të Punëve të Brendshme Fatmir Xhafaj, deputeti demokrat Klevis Balliu ka ngritur dyshime se kjo mund të lidhet me lajmërimin e Saimir Tahirit për konferencë para mediave, që më pas u anulua.

Klevis Balliu e quan dorëheqjen e Xhafajt si fillimin e fundit të Rilindjes, ndërsa hedh dyshime se Xhafaj është larguar në mënyrë që të heshtë ish-ministri Saimir Tahiri.

“DORËHEQJA E FATMIR XHAFËS SHËNON FILLIMIN E FUNDIT TË RILINDJES
Ikën Ministri i dytë i Brendshëm i Rilindjes pas denoncimeve të PD.
Fatmir Xhafaj, vëllai i trafikantit të drogës dorëzohet dhe largohet nga detyra e ministrit. E gjithë kupola e PS është në krye të krimit dhe udhëhiqet nga bandat.
Sot është një tjetër betejë e fituar nga demokratët, LUFTA do edhe më shumë punë, por ne nuk do të ndalemi.
Rastësi apo çfarë ishte ky largim pikërisht në ditën kur Saimir Tahiri kishte lajmëruar të fliste për kundërshtarët e tij të Rilindjes, por tashmë është tërhequr nga ky komunikim publik.
Bandat e larguara po kërcënojnë bandat në qeveri.
Xhafa u largua që të heshtë Saimiri?!
Kujt i shërbeu Fatmir Xhafaj me largimin, Edi Ramës, Olsi Ramës apo u dorëzua përballë Tahirit?
Sot detyra jonë është të SHPORRIM bandat e RILINDJES.”, shkruan Balliu.

Ditën e djeshme u njoftua se ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri do dilte mëngjesin e së shtunës në një konferencë për mediat.

Ndërsa ishte i ftuar në emisionin Java në RTSH, analisti Lorenc Vangjeli tha se kishte komunikuar me Tahirin, dhe ky i fundit kishte thënë që në konferencë do të thotë të vërteta drithëruese, dhe se do fliste për miq e armiq.

“Pretendohet se do të flasë të vërteta drithëruese për miqtë dhe armiqtë, po në një terren kaq të rrëshqitshëm siç është politika shqiptare, vija që i ndan miqtë nga armiqtë është kaq e hollë sa shpesh, kush gdhihet miq sot nesër është një armik dhe e anasjelltas, por edhe në këtë rast them se ende nuk dihen se cilat janë të vërtetat që do të thotë ish-ministri i Brendshëm”, janë fjalët e Vangjelit, sipas të cilit kjo konferencë mund të kishte efekte në politikën e brendshme.

Por konferenca nuk u mbajt sepse Tahiri u tërhoq në momentin e fundit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *