Vendosni fjalën kyçe....

“Kacifas nuk e gjeti flamurin në mëngjes, mendoi se ja kishte hequr policia”


Ish-kreu i organizatës politike “Omonia”, që përfaqëson minoritetin grek në Shqipëri, Leonidas Papas, thotë se Kostandinos Kacifas, i cili u vra ditën e djeshme nga forcat RENEA, u nervozua pasi nuk e gjeti flamurin grek që e vendoste çdo vit në të njëjtin vend.

Në një prononcim për gazetën greke “Protothema.gr” tha se Kacifas nuk kishte qëllim të vriste askënd.

“Konstantini çdo vit në sheshin e fshatit vendoste një flamur shumë të madh grek. Ai e tregnte shumë patriotizmin e tij. Ai donte të tregonte fort identitetin e tij dhe çdo vit ai e vendoste këtë flamur të madh.

Pra, në mëngjes ai nuk e gjeti flamurin dhe pa disa policë para tij. Pra, ai supozoi se policia shqiptare kishte hequr flamurin nga pika që e kishte vënë çdo vit. Ai ishte irrituar, pas një ndërhyrje verbale me policinë.

Një nga oficerët e policisë tregoi armën e tij, dhe ai u tensionua dhe mori armë e tij dhe qëlloi në ajër për t’i kërcënuar. Ai nuk kishte ndërmend të vriste askënd. Nëse donte të vriste, ai do të vriste, por nuk donte.”, tha Leonidas Papas.

Sipas policisë shqiptare nga ana tjetër, vrasja e Kacifas ka ndodhur për vetëmbrojtje, pasi ai qëlloi i pari me armë ndaj efektivëve të policisë.
Fillimisht policia ka marrë një njoftim se në fshatin Bularat janë dëgjuar të shtëna me armë.

Kur kanë mbërritur në vendngjarje, punonjësit e Policisë janë sulmuar me armë zjarri nga një person i veshur me uniformë ushtarake- Kostandinos Kacifa. Nga zjarri i hapur kundër personelit të policisë u godit dhe u dëmtua automjeti i policisë.

Punonjësit e policisë kanë kërkuar përforcime ndërsa janë vënë në ndjekje të Kacifas.
Pasi e kanë lokalizuar në një shpat mali mbi fshatin Bularat, mes forcave special dhe Kacifas ka nisur një përplasje me armë, nga të cilat ka mbetur i vrarë shtetasi grek.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *