Vendosni fjalën kyçe....

“Abuzime me tenderin, si e 10-fishoi Veliaj çmimin dhe vjedh mijëra dollarë”


Vijojnë denoncimet ndaj kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, lidhur me abuzimet me tenderat. Zëdhënësja e Partisë Demokratike Ina Zhupa, ka publikuar tenderin e blerjes së 10-të “Hoverboard-eve” për Policinë Bashkiake, por çmimi real nga ai i vënë në tender rezulton 10 herë më i ulët.

Zhupa shkruan se vlera e një “Hoverdoard”-i është 360 dollarë, por kryebashkiaku Veliaj ka ofruar 30500 dollarë amerikanë për blerjen e 10 Hoverboard, pra plot 3050 dollarë për një të tillë.

“Tenderat si vjedhje e zakonshme e Bashkisë së Veliajt!

Abuzimi me paratë publike është faktuar here pas here për bashkinë që drejton Erioni Betoni. Tenderi i rradhës është për blerjen e 10 cope Hoverboard (dy rrotakeve) elektrik në funksion të policisë bashkiake. Një tender që ti shërbej propagandës që ta bej policinë bashkiake të duket më trendy nëpër rrugët e qendrës së qytetit, të vetmet ku mund të lëvizi me këto dy rrotak. Megjithëse kjo polici bashkiake e Veliajt njihet nga i madh e i vogel, si policia e terrorit të shitësve ambulant, të fëmijëve, të moshuarve të pambrojtur, polici e dhunës dhe e sjelleve harbute.

Ky tender i është dhëne një operatori, të vetmit në gare, në fondin limit 33 milion lekë (30.500 $). Pra vlera e një dy rrotaku sipas bashkisë është vlersuar ne 3050 dollar copa. Ndërkohe nëse futesh online edhe me cmim pakice e gjen një te tille për 360 dollar copa. Patjeter që nëse do blesh 10 do e marresh edhe më lirë se kaq së hyn në cmim shumice. Pra një dy rrotak vlen gati sa nje makinë sipas tenderave të Veliajt.”, shkruan Zhupa.

Zëdhënësja e PD-së ngre disa pyetje lidhur me çëshjen, që sipas saj vetëm bashkia mund t’i japë një përgjigje.

“Kush e perfiton diferencen e cmimit? Drejtoret me kompaninë? A ka pjesë Veliaj apo merret vetëm me lejet e ndërtimit? Këto janë pyetje qe vetem Bashkia e Veliajt mund te pergjigjet ne lidhje me kete abuzim me parate e taksapaguesve te Tiranes.”, shkruan Zhupa.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *