Presidenti i Republikës Ilir Meta ka udhëtuar ditën e sotme drejt Turqisë ku ka mbajtur një takim me presidentin turk Rexhep Erdogan.
Në këtë takim Presidenti i Vendit, Meta ka uruar Erdogan për 95-vjetorin e themelimit të Republikës së Turqisë dhe për inagurimin e aeroportit të ri të Stambollit.
“Kënaqësi e veçantë ta uroja Presidentin e Republikës së Turqisë, Rexhep Taip Erdogan për 95-vjetorin e themelimit të Republikës së Turqisë e njëkohësisht për inagurimin e aeroportit të ri të madh të Stambollit”, shprehet Meta.