Vendosni fjalën kyçe....

Bombë me molotov zyrës turistike shqiptare në Athinë


Tensionet pas vrasjes së minoritarit grek në Bularat vazhdojnë. Një sulm me bombë motolov ka ndodhur ditën e djeshme në një zyrë turistike shqiptare në qendër të Athinës, shkruan Protothema.

Edhe pse ngjarja ka ndodhur që në orët e para të mëngjesit të djeshëm, ngjarja nuk është raportuar nga mediat.

Policia greke dyshon se ngjarja mund të ketë lidhje me vrasjen e 35-vjeçarit Konstantinos Kacifa nga forcat RENEA në Shqipëri.

Sulmi me bombë Molotov u raportua në një zyrë turistike shqiptare në qendër të Athinës, që ndodhet në rrugën 31-33 Deligianni pranë stacionit Larissis.

Autorët kanë hedhur motolovin në fasadën e dyqanit, që operon në fushën e linjave ndërkombëtare të autobusëve, duke transportuar mbi 140,000 pasagjerë në vit.

Minoritari grek Kostandin Kacifa mbeti i vrarë dy ditë më parë, pas disa orësh ndjekje dhe një përballjeje me policinë shqiptare, ku nga të dyja palët pati të shtëna me armë zjarri.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *