Vendosni fjalën kyçe....

Gjendet pajetë foshnja në koshin e mbeturinave, pranë bashkisë së Lushnjës


Një ngjarje e rëndë është shënuar në qytetin e Lushnjës mëngjesin e sotëm, ku një foshnjë e pajetë është gjetur në një kosh mbeturinash.

Mësohet se foshnja ishte i porsalindur.

Policia bën me dije se foshnja e pajetë u gjet në koshin e mbeturinave pranë godinës së Bashkisë, nga disa fëmijë endacakë.

Fëmijët kanë njoftuar njerëz të rritur të cilët më pas kanë telefonuar policinë.

Ngjarja ende është e paqartë, por ndërkohë policia e Lushnjës ka nisur hetimet. Nëna e foshnjës është identifikuar si një 32-vjeçare me inicialet A.N.

“Sot në datën 30.10.2018, rreth orës 08.30, në lagjen “Kongresi” Lushnje, në afërsi të Bashkisë Lushnje, pranë një koshi plehrash është gjetur një foshnje dy ditëshe e pa jetë.

U ngrit grupi hetimor dhe nga hetimet paraprake dyshohet se foshnja është braktisur nga nëna e saj, shtetasja A.N, 32 vjeçe, e cila është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lushnje.

Po punohet për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes. “, thuhet në njoftimin e policisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *