Policia greke ka arrestuar një 63-vjeçar shqiptar mesditën e sotme pranë kufirit me Shqipërinë, në Dhafni të Thesprotit.
63-vjeçarit i është kontrolluar automjeti dhe pasi i kanë gjetur brenda saj një ngarkesë prej 20.8 kg kanabis, është vendosur në pranga.
Paraprakisht mendohet se ngarkesa e drogës është marrë nga trafikantët shqiptarë në kufi me Shqipërinë.
63-vjeçari është i njohur për autoritetet greke, pasi më parë është dënuar për trafik të klandestinëve shqiptarë.