Vendosni fjalën kyçe....

LSI pret delegacionin e Parlamentit gjerman, Luan Rama: Reforma në Drejtësi në kolaps


Lëvizja Socialiste për Integrim ka pritur sot delegacionin e Parlamentit Gjerman në Tiranë. Gjatë kësaj vizite, zëvendëskryetari i LSI-së, Luan Rama, tha se kjo ishte një mundësi e mirë për të deleguarit për të njohur Shqipërinë.

Zoti Rama tha se situata në vend është problematike dhe që në veçanti Reforma në Drejtësi është në kolaps.

“Situata në Shqipëri problematike. Reforma në drejtësi e dështuar dhe në kolaps. Skandaloze që Shqipëria është pa Gjykatë Kushtetuese dhe pa Gjykatë të Lartë. Skandaloze që nuk janë krijuar institucionet e reja të drejtësisë.”, deklaroi Rama.

Ndër të tjera, zëvendëskryetari i LSI-së u tha të deleguarve të parlamentit gjerman, se qeveria në vend ka zgjedhur të bashkëpunojë me krimin dhe jo me opozitën.

“Mungon dialogu politik, sepse qeveria bën dialog me krimin. Pa u ndarë qeverisja me krimin nuk rikthehet besimi qytetar  tek institucionet dhe demokracia.”, janë fjalët e Ramës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *