Vendosni fjalën kyçe....

U bë shkak për dorëheqjen e Demos, Taulant Muka zv/ministri i ri i Arsimit


Taulant Muka do të jetë  zëvendësministri i ri i Arsimit, Sportit dhe Rinisë. Ky i fundit u emërua pas dorëheqjes së Ervin Demos. Muka kishte akuzuar Demon për plagjiaturë në doktoraturë, gjë që çoi në dorëheqjen e Demos.

Në vendimet e miratuara sot nga Këshilli i Ministrave, shihet se është miratuar lirimi nga detyra i Ervin Demos dhe zëvendësimi i tij me Taulant Mukën.

VENDIMET E PLOTA

V E N D I M PËR LIRIM NGA DETYRA

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Z. Ervin Demo, zëvendësministër i Arsimit, Sportit dhe Rinisë, lirohet nga kjo detyrë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

***

V E N D I M PËR EMËRIM NË DETYRË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Z. Taulant Muka emërohet zëvendësministër i Arsimit, Sportit dhe Rinisë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *