Vendosni fjalën kyçe....

Franca hetim kombëtar për foshnjat që lindin pagjymtyrë


Franca ka nisur një hetim mbarëkombëtar në incidentet e foshnjave që lindin me pa krahë ose të keqformuar pasi u zbuluan normat jonormale të deformimeve në disa rajone të vendit, tha një zyrtar i lartë i shëndetësisë publike të mërkurën, raporton France 24.

Francois Bourdillon, kreu i agjencisë së Shëndetit Publik në Francë, tha për radio RTL se hetimi ishte “në zhvillim e sipër” dhe rezultatet do të njiheshin “për rreth tre muaj”.

Deri më tani janë zbuluar një numër relativisht i vogël i rasteve – rreth 25 gjatë 15 viteve të fundit në rajonet e Brittany, Loire-Atlantique dhe Ain – por defektet kanë shkaktuar alarm publik dhe janë raportuar gjerësisht nga mediat franceze.

Të hënën në mbrëmje, autoritetet shëndetësore raportuan 11 raste të tjera në zonën Ain pranë kufirit zviceran ndërmjet viteve 2000 dhe 2014, të cilat më parë nuk ishin bërë publike.

Zyrtarët tashmë thanë se numri i rasteve në Brittany dhe në zonat e Loire-Atlantique, në bregun perëndimor të Francës, ishin statistikisht “të tepruara” dhe ministri i shëndetësisë Agnes Buzyn u zotua të hetojë më tej.

Deri më tani, nuk është gjetur asnjë shpjegim për deformimet pavarësisht testeve në nënat për të parë nëse ata janë të ekspozuar ndaj substancave të përbashkëta.

Disa ambientalistë kanë pohuar se pesticidet mund të fajësohen, por në këtë pikë nuk ka prova shkencore për të mbështetur pretendimet.

Dëmet mund të jenë gjithashtu gjenetike.

“Ne nuk mund të kënaqemi duke thënë se nuk kemi gjetur shkakun, kjo është e papranueshme,” tha Buyzn më parë këtë muaj.

Në vitet 1950 dhe 1960, mijëra foshnja në mbarë botën lindën pa gjymtyrë ose të deformuara, të lidhura me përdorimin e ilaçit të thalidomidit , i cili përdoret për të trajtuar të vjellat në gratë shtatzëna i cili u ndalua në vitet 1960.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *