Vendosni fjalën kyçe....

Miku i gazetarit të vrarë: Khashoggi zbuloi se Arabia Saudite përdorte armë kimike në Jemen


Gazetari i vrarë, Jamal Khashoggi, ishte gati për të zbuluar detajet e përdorimit të armëve kimike në Arabinë Saudite në Jemen.

Të hënën, Ekspress-i britanik raportonte duke iu referuar burimeve nga Inteligjenca, se Britania e Madhe ishte në dijeni të komplotit për vrasjen e gazetarit, për tri javë para se ai të hynte në konsullatën saudite në Stamboll.

Drejtoria e Përgjithshme e Inteligjencës së Mbretërisë kishte zbuluar urdhrat nga një “anëtar i rrethit mbretëror” për të rrëmbyer gazetarin “problematik” dhe për ta kthyer atë në Arabinë Saudite.

Urdhrat, sipas burimeve të inteligjencës, nuk kanë dalë drejtpërdrejt nga sundimtari de facto Princi i Kurorës Mohammad bin Salman, dhe nuk dihet nëse ai ishte i vetëdijshëm për to.

Megjithëse ata urdhëruan që Khashogg-i të rrëmbehej dhe të kthehej në Riad, ata “e lanë derën hapur” për veprime të tjera, nëse gazetari do rezultonte problematik për ta.

“Nëpërmjet kanaleve i kemi paralajmëruar se kjo nuk ishte një ide e mirë. Ngjarjet e mëvonshme tregojnë se paralajmërimi ynë u injorua.”, tregon burimi nga Inteligjenca britanike.

Javën e kaluar, Prokurori i Përgjithshëm i Arabisë Saudite konfirmoi se vrasja ishte e paramenduar – ndryshe nga shpjegimet zyrtare fillestare se Khashoggi ishte vrarë pas një shpërthimi.

Po ashtu, Ekspress.co.uk i referohet dëshmisë së një miku të ngushtë dhe bashkëpunëtori të Khashoggi-t, se ai ishte gati të merrte disa dëshmi të dokumentuara, se Arabia Saudite kishte përdorur armë kimike (fosfor) në luftën e saj kundër Hutive në Jemen.

“E kam takuar një javë para vdekjes së tij. Ai ishte i pakënaqur dhe i shqetësuar”, tha akademiku lindor, i cili nuk donte që emri i tij të bëhej publik për arsye sigurie.

“Kur e pyeta se përse ishte i shqetësuar, ai nuk dëshironte të përgjigjej, por më në fund ai më tregoi se po merrte dëshmi se Arabia Saudite kishte përdorur armë kimike. Ai tha se shpresonte të merrte dëshmi të dokumentuara.”, tha miku i gazetarit.

Kjo nuk është hera e parë që ngrihet çështja e përdorimit të armëve kimike nga Arabia Saudite  në luftën në Jemen. Irani më parë pretendonte se Arabia Saudite po furnizonte ushtarët  me përbërësit e nevojshëm për të prodhuar agjentin nervor Sarin, por këto pretendime u hodhën poshtë.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *