Vendosni fjalën kyçe....

Akuza për korrupsion, arrestohet infermierja e Spitalit Psikiatrik të Elbasanit


Arrestohet një infermiere në qytetin e Elbasanit, pas akuzave për korrupsion. E arrestuara, quhet Shpresa Tollumi, 50-vjece, dhe punon si kryeinfermiere pranë Shtëpisë së Mbështetur “JETA” në Cërrik, e cila është në varësi të spitalit Psikiatrik të Elbasanit.

Kryeinfermierja e Shtëpisë së Mbështetur “Jeta” në Cërrik, akuzohet për korrupsion pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike.

“Nga Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, u ndalua shtetasia: Shpresa Tollumi, 50 vjeçe, banuese në fshatin Bujaras, Elbasan.

Ndalimi i saj u bë pasi Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, ka urdhëruar ndalimin e saj për veprën penale të korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike, parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal.

Materialet iu referuan Prokopisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.”, thuhet në njoftimin e policisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *