Vendosni fjalën kyçe....

Maqedoni, 12 deputetë i largohen opozitës, ngrijnë 69 seli të VMRO-DPMNE-së


Në Maqedoni ka shkruar në 12 numri i deputetëve që janë larguar nga koalicioni opozitar i udhëhequr nga VMRO-DPMNE-ja.

Fillimisht nga partia u përjashtuan 8 deputetët, të cilët mbështetën ndryshimet kushtetuese për çështjen emrit. Por pas tyre janë larguar edhe 4 të tjerë.  Nga VMRO-ja janë akuzuar për këtë partitë në pushtet, me pretendimin se “me kërcënime e shantazhe të ulëta kanë marrë mbështetjen për marrëveshjen kapitulluese”.

Por, deputetët e përjashtuar dhe ata të larguar kanë denoncuar kërcënime të ndryshme, që sipas tyre kanë ardhur nga struktura të ndryshme. Disa prej tyre tashmë po ruhen nga policia, ndërsa kanë nisur edhe procedura gjyqësore, gjë që konfirmohet edhe nga ministrja e Drejtësisë, Renata Dskoska.

Janë ‘ngrirë’ 69 objekte të VMRO-së

 Me kërkesë të Prokurorisë, Gjykatën Themelore Shkupi  ka lëshuar vendim ku urdhërohen masa sigurie për objekte të partisë politike VMRO-DPMNE. Këto masa do të ngrinë gjithsej 69 prona të patundshme, duke përfshirë edhe ndërtesën ku ndodhet selia e partisë.

Këto masa ndalojnë tjetërsimin e pronës, si dhe dhënien me qira të pronës. Veprimet janë ndërmarrë në korrniza të rastit “Talir”.

 

 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *