Një aksident i rëndë ka ndodhur në Kinë ku humbën jetën 13 persona. Minutat e aksidentit janë rregjistruar nga kamerat e sigurisë dhe kanë zbuluar se shkaku i aksidentit fatal të një autobusi në Chongqing të Kinë ka qenë një zënkë fizike mes shoferit dhe një pasagjereje.
ME VIDEO/ Autobusi bie në lumë pas sherrit mes pasagjeres dhe shoferit
Ka qenë 48-vjeçarja, pasagjere e cila pasi ka debatuar me shoferin e ka goditur atë. Menjëherë shoferi humbi kontrollin e mjetit dhe autobusi është përlasur me bordurën duke goditur dhe një makinë të vogël dhe ka përfunduar në ujrat e lumit Jance.
Autobusi ra nga një lartësi prej 50 metrash. Arsyeja e zemërimit të gruas ishte se shoferi nuk kishte ndaluar në stacionin ku ajo duhet të zbriste.