Vendosni fjalën kyçe....

Meta për dekretimin e Lleshit në Ministrinë e Brendshme: Di t’i marr vendimet pa u ndikuar nga askush


Presidenti i Republikës Ilir Meta ka folur rreth propozimit për Ministërin e Brendshëm të propozuar nga kryeministri Edi Rama pas dorëheqjes së Fatmir Xhafajt.

I pyetur në lidhje me vendimin e presidentit për të dekretuar Sandër Lleshin si ministër të ri të Brendshëm, Presidenti është shprehur se do të marrë kohën e duhur.

Do gjej kohën e duhur, për të marrë vendimin e duhur.

Presidenti ka për detyrë për të ushtruar të gjitha detyrimet kushtetuese për çdo propozim që i bëhet.Nuk mund të hedh firmë për dekrete formale e aq më tepër për një detyrë të tillë që në momentin aktual, kërkon përgjegjshmëri.Di të marr vendimet e mua, pa u ndikuar nga askush, as nga orët dhe sekondat.

Kushtetuta është shumë e qartë, presidenti ka përgjegjësi për çdo firmë që hedh.

Ua kam thënë të qartë kam bërë punën time institucionale, kam bërë përpjekjet e mia, kam qenë mjaft bashkëpunues me institucionet dhe personat e interesuar për këtë çështja, dhe unë i marr vendimet e mia pa i ndikuar nga askush”- u shpreh Meta.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *