Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar së fundmi një video ku shihet eskorta e kryeministrit Edi Rama teksa kalon sportelet në Rrugën e Kombit.
Por ajo që vihet re është se kjo ekskortë nuk ndalon për të paguar taksën e rrugës. Berisha sulmon Ramën dhe shprehet se ky i fundit nuk paguan asnjë qindarkë për të kaluar traun e autostradës.
“Per vete Kallam Deshtaku nuk paguan nje qindarke kurse fut duart e tij te zeza edhe tek me te varferit e Qarkut te Kukesit. Turp! sb”, shkruan Berisha.