Vendosni fjalën kyçe....

Basha: Xhafaj u largua pasi u përplas me bandat e Tahirit dhe Dakos


Kreu i demokratëve Lulzim Basha deklaroi mbrëmjen e sotme se largimi i Fatmir Xhafajt nga Ministria e Brendshme erdhi pas përplasjes së bandave të Vangjush Dakos dhe Saimir Tahirit nga njëra anë dhe Fatmir Xhafajt nga ana tjetër.

Për Bashën, largimi nga ministria vjen pas një përplasje të bandave për pushtet.

“Kjo në thelb është kjo është një përplasje klanesh politike dhe bandave që qëndrojnë pas tyre. Pra, një klan i fuqishëm politik, ai i Tahirit, ku përfshihen edhe zyrtarë të tjerë të PS, eksponentë të PS siç është Vangjush Dako, dhe një klan tjetër politik, po edhe ky i lidhur me bandat, ku përfshihet Fatmir Xhafaj dhe zyrtarë të tjerë të lartë, janë përplasur për pushtet dhe kontroll. Kjo është përplasje klanesh për pushtet dhe prapa atyre klaneve qëndrojnë bandat e të dyja klaneve. Pra, në këtë kuptim, qëndrimi i Ramës është qëndrimi i një njeriu që mundohet të kufizojë dëmin”- u shpreh Basha në emisionin Zonë e Lirë.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *