Një ditë më parë ra në prangat e policisë një 20-vjeçar, Arben Bozhiqi. Për të dyshohet se ka ndërhyrë në mbi 3000 adresa të rrjeteve sociale të shtetasve shqiptarë dhe të huaj. Gjatë kontrollit të banesës, 20-vjeçarit i është sekuestruar një pajisje kompjuterike dhe një telefon celular.
Kush është Arben Bozhiqi?
Buzhiqi aktualisht ka 11 profile të rrjetit social “Facebook” me të dhëna të rreme, të cilat përmbajnë foto intime të disa vajzave që mendohet se kanë qenë minorene në kohën kur këto foto janë realizuar; mbi 1200 adresa të ndryshme të postës elektronike (e-mail, hotmail, yahoo, live etj.) ; mbi 400 passworde të adresave të rrjeteve sociale të shtetasve të ndryshëm; mbi 50 link-e (adresa) të cilat janë përdorur në periudha të ndryshme kohore për të marrë (phishing) kodet e hyrjes së adresave të ndryshme të postës elektronike dhe rrjeteve sociale.
Dyshohet se këtë aktivitet ai e ka nisur që prej moshës 12-vjeçare. Bozhiqi mësohet se e ushtronte aktivitetin e tij kriminal që nga viti 2010 dhe rezulton nga bisedat e kryera në rrjetet sociale se shkëmbente edhe adresa për të përfituar para.
Mbi 20-vjecarin tashmë rëndojnë akuzat për veprat penale “Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike”, “Falsifikimi kompjuterik” dhe “Hyrje e paautorizuar kompjuterike”.