Vendosni fjalën kyçe....

Veliaj u zotua se betoni nuk do i thante pemët, por realiteti tregon të kundërtën (FOTO)


Kur nisi punimet për ndërtimin e Parkut të Lojërave te Liqeni Artificial, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj u zotua se betoni i përdorur nuk do t’i prekte pemët ekzistuese.

Për më tepër, ai u zotua se nëse kjo do të ndodhte do të jepte dorëheqjen. Sipas tij, betoni i përdorur duhej vetëm për sigurinë e lojërave.

 “Është shumë e rëndësishme që loja e gazetarisë të bëhet tamam ose heqja e një fjalie nga konteksti nuk është gazetari. Në atë bisedë dhe në të gjithë kam thënë që nuk do të ketë kafe dhe nuk do të ketë pallat. Kam thënë që do të ketë mjaftueshëm bazament. Bazamenti është i nevojshëm që lodrat të mos kolapsojnë. Nëse aty do kishte kafe unë do të jap dorëheqjen. Nëse është prerë një pemë do të jepja dorëheqjen. Për këtë projekt nuk është prerë asnjë. Ne presim vetëm pemë të sëmura”, janë fjalët e Veliajt, ndërsa ishte i ftuar në emisionin “Top Show” qershor të 2016-ës.

Por duket se pavarësisht zotimit të kryebashkiakut, betoni ka ndikuar në tharjen e pemëve, siç tregohet në dy fotot e mëposhtme, të publikuara nga faqja “Qytetarët për Parkun”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *