Gjatë takimit në Korçë ku shpalosi tre pplatformat e programit të PD-së, kreu i opozitës Lulzim Basha komentoi vendimin e presidentit të republikës Ilir Meta, për të mos dekretuar ministrin e ri të Brendshëm të propozuar nga Edi Rama, Sandër Lleshin.
Basha tha se presidenti ka kompetencat e tij kushtetuese dhe se largimi i radhës është ai i kryeministrit Edi Rama.
“Presidenti ka kompetencat e tij kushtetuese dhe jam i sigurt që ai do të japë të gjithë aspektin kushtetues për dekretin e ministrit të Brendshëm të propozuar nga Rama.
Një gjë është e sigurt, që lëvizja e ashpër në atë që nuk është lojë shahu por ka të bëjë me fatin e shqiptarëve, është largimi i vetë Edi Ramës. Vendi është pa kryeminister pa gjykatës pa prokurori. Vendi qeveriset nga një organizatë kriminale dhe përgjegjësia ngelet mbi Ramën.”, deklaroi Basha.
Presidenti Ilir Meta njoftoi një ditë më parë, se kishte vendosur të mos e dekretonte Sandër Lleshin si ministër të Brendshëm.
“Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta nuk ka krijuar bindjen e plotë për t’i dhënë besimin kandidaturës së Z.Sandër Lleshaj si ministër i Brendshëm”, thuhet në njoftimin e Presidencës.