Këshilltarët demokratë të Bashkisë së Tiranës i janë bashkuar protestës së banorëve në Mëzez në mbrojtje të fushës së vetme të sportit në zonë.
Në fjalën e tyre ata kanë thënë se kryebashkiaku i Tiranës, Veliaj, kërkon t’ia japë pasurinë publike personave që kanë lidhje me pushtetin.
Ata janë shprehu gjithashtu se për ta bërë sa më të lehtë vjedhjen e pasurisë publike, mediat nuk i transmetojnë protestat kundër Veliajt.
Po sot në zonën e Unazës së Re në Tiranë, te “Astiri”, qindra banorë kanë protestuar kundër projektit që Bashkisë në zonë që prish rreth 350 banesa.
Sipas projektit për zgjerimin e rrugës prishen qindra banesa dhe biznese buzë rrugës dhe banorët janë shprehur se zgjerimi i rrugës po bëhet pikërisht për t’u hapur terrenin ndërtuesve për të grabitur pronën e tyre.
Ata kanë paralajmëruar se protestat do përshkallëzohen nëse kërkesat e tyre nuk do dëgjohen dhe plotësohen nga kryebashkiaku Veliaj. /Hashtag.al