Qytetarëve që u është dashur të kthehen nga Durrësi në Tiranë pasditen e sotme janë përballur me një surprizë të pakëndshme.
Autostrada në fjalë ka qenë tejet e ngarkuar nga trafiku i automjeteve duke bërë që radha të arrijë në disa kilometra.
Sipas shpjegimit të policisë, shkak për rëndimin e trafikut dhe radhët e gjata është bërë lëvizja e qytetarëve të Tiranës drejt Durrësit për fundjavë që është favorizuar edhe nga moti i ngrohtë dhe me diell.
Situata nuk është e re pasi thuajse gjatë gjithë sezonit veror aksi në fjalë ka qenë tejet i rënduar në të dy kahet e rrugës edhe për shkak të ndërhyrjes që u bë gjatë verës për riparimin e autostradës.