Vendosni fjalën kyçe....

2 nga 3 ish-shefat e Agjencisë së Kosovë për Inteligjencë, tani punojnë për Thaçin


2 nga 3 ish-krerët e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë punojnë për presidentin Thaçi në institucionin që drejtohet prej tij, shkruan Koha.net.

Driton Gashi, i cili e ka nisur karrierën e tij si shefi i agjencisë shkurtin e kaluar, por në vitin e dytë të punës u detyrua  të largohej nga puna pas skandalit të ekstradimit të 6 shtetasve turq nga Kosova drejt Turqisë.

Shtetasit e huaj kërkoheshin nga Ankaraja zyrtare pasi akuzoheshin se kishin lidhje me grushtin e dështuar të shtetit në korrikun e vitit 2016.

Presidenti, kryeministri e kryeparlamentari u deklaruan se nuk dinin gjë për aksionin, pavarësisht se ai ishte organizuar dhe zbatuar nga AKI-ja dhe Policia e Kosovës.

Pas largimit nga AKI, Gashi u punësua në zyrën e presidentit Thaçi si sekretar i këtij institucioni.

Përveç Gashit, menjëherë pas largimit nga AKI-ja edhe Bashkim Smakaj vetëm pak kohë mbeti larg presidentit Hashim Thaçi. Kur Smakaj u largua nga kreu i AKI-së, Thaçi ishte ministër i Jashtëm, por me të marrë Presidencën, Smakajn e emëroi këshilltar personal.

Aktualisht, AKI drejtohet nga Shpend Maxhuni, i cili ka qenë drejtor i Policisë së Kosovës dhe që shpesh nga opozita është etiketuar si person i afërt me presidentin Thaçi.

Ish-shefi i AKI-t, Bashkim Smakaj

Ish-shefi i AKI-t, Driton Gashi


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *