Milani ka marrë një fitore të vyer ndaj Udineses në minutën e shtatë shtesë të ndeshjes që uli siparin e javës së 11-të të Serisë A.
Me këtë fitore kuqezinjtë janë ngjitur në vendin e katërt të renditjes duke bërë atë që pakkush e kishte pritur.
Pas disa takimesh të dobëta, Milani e sheh veten në pozita mjaft të mira për sa i përket luftës për një nga vendet në renditje që mundësojnë pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve sezonin që vjen.
Megjithatë kampionati është ende i gjatë dhe ekipi i drejtuar nga trajneri Gattusso ka ende rrugë të gjatë për të bërë. Goli i fituar nga Romagnoli kur të gjithë prisnin vërshëllimën e fundit të gjyqtarit për t’i dhënë fund ndeshjes.
Pikërisht në këtë çast lojtari ka shënuar duke çuar në qiellin e shtatë dhe në vendin e katërt të tijtë. Një fitore tejet e rëndësishme për milanezët që marrin edhe më shumë zemër për javët në vijim.