Vendosni fjalën kyçe....

Shkarkon me 75 vota Xhafajn, bën zv.ministër Lleshin, Rama-Metës: S’mund të na pengosh


Në foltoren e Kuvendit, kryeministri Edi Rama sot u shpreh tejet i zemëruar për vendimin e presidentit Ilir Meta, për të mos dekretuar Sandër Lleshin si ministër të Brendshëm.

Rama tha se “keqkuptimi” ka ndodhur për shkak se ai e ka dërguar propozimin për ministër, jo kandidat për ministër, ndërsa në njëfarë mënyre nisi tënyre nisi të bënte rolin e juristit duke analizuar deklaratën e presidentit Meta në dekret.

Kryeministri tha se gjithsesi Lleshin do e vinte zv.ministër dhe që sot do të niste detyrën për drejtimin e Ministrisë së Brendshme. Siç vihet re në citimin e mëposhtëm, Rama nuk i la pa përmendur Metës muajin që bëri fushatë për LSI-në, ndërkohë që ende s’e kishte nisur detyrën si president, duke e konsideruar atë si dalldisje.

“Ky Kuvend ka mbledhur 7 presidentit të Republikës së Shqipërisë. Kur votuam për Ilir Metën si President, atë ditë nuk e  kishim shumicën absolute që kemi sot por unë e kisha sidoqoftë bindjen e  plotë se Ilir Meta ishte kanditatura më e përshtatshme kur Kuvendi do zgjidhte presidentin e 7 të Republikës dhe për hir të së vërtetës që kur hyri në Presidencë, pas dalldisjes me flamurin e LSI-së ai e ka justifikuar thuajse plotësisht votën tonë.

Ka respektuar kushtetutën, ka peshuar fjalën, baraspeshuar qëndrimin, por që prej së shtunës kemi një problem me presidentin e Republikës që na ka mbledhur sot këtu.

Puna jonë është të hartojmë ligje dhe të qeverisin kur të kemi besimin e të paktën 71 ligjvënëse. Ne kemi detyrën kushtetuese ta bëjmë këtë punë pavarësisht nëse e kemi ose jo besimin e kujtdo tjetër, përfshirë edhe presidentin e Republikës.

Kushdo ka të drejtë të kritikojë por askush tjetër, por na pengojë në ushtrimin e mandatit nkushtetues, përfshirë presidentin e Republikës.

Kushtetuta i ka të përcaktuara një më një, e zeza mbi të bardhë të 12 të drejtat e presidentit të Republikës, por nuk ka një kopetencë për të refuzuar propozimet e kryeministrit, dhe po njësoj të ministrave që gëzojnë besimin e kyerministrit.

Nëse do ekzistonte një kopetencë e tillë, s’ka diskutim që paraardhësi i Ilir Metës s’do e kishte lënë pazbuluar, edhe pse haptaz partiak, pasi e bombardoi ministrin e propozuar prej meje, presidenti i 6-të e firmosi dekretin me duart e lidhura nga Kushtetura e Shqipërisë.

Kushtetuta e thotë se nuk mund të ushtrojë asnjë kopetencë tjetër përveç atyre që njihen shprehimisht prej saj dhe pikërisht se Kushtetuta nuk i njeh presidentit kopetencën për të refuzuar propozimet e kryeministrit për anëtarët e kabinetit qeveritar, presidenti ka firmosur refuzimin.

Keqkuptimi i madh është se nuk i kam propozuar një kandidat për ministër, unë i kam çuar dekretin për ministër e jo për një kandidat që presidenti nuk ka kopetencë ta refuzojë por ka detyrën që ta dekretojë.”, deklaroi Rama.

Ndër të tjera Rama tha se për t’u bërë ministër mjaftojnë dekretin e deputetit, por për Sandër Lleshin “Presidenti e çoi postierin” në çdo vend për të gjetur dokumenta për të.

Pavarësisht këtyre që deklaroi më sipër, Rama shtoi se do t’i linte kohë presidentit të mendohej për çështjen në fjalë.

“Xhafajn e falenderoj për kontributin që dha më pas do vendosim në qeveri ministrin e Brendshëm të refuzuar nga presidenti për dekretim dhe do t’i japim disa ditë kohë presidentit të Republikës që ta bluajë këtë çështje, pro edhe vetes dhe dua ta mbyll fjalën timee para jush duke ju falenderuar ju.”, tha Rama që shtoi se gjithsesi Lleshi do niste që sot do niste punën në drejtimin e ministrisë.

Fatmir Xhafaj u shkarkua në seancën e sotme me 75 vota. /Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *