Vendosni fjalën kyçe....

Ahmetaj: Profesionet e lira që do tatohen, nisma që prek juristët, mjekët dhe financierët


Ministri i Financave Arben Ahmetaj ka deklaruar sot se profesionet e lira që kanë marrë licensë si persona fizkë, apo dhe biznese në këtë status do të përfshihen në një skemë për mos shmangie e tatimit mbi të ardhurat personale.

Këtë deklaratë Ahmetaj e bëri gjatë prezantimit të paketës fiskale në Komisionin e Ekonomisë. “Nga të punësuarit  kanë dalë persona fizkë që kanë shmangur 23%. Ka një klasë intelektualësh që do ta diskutojmë në detaje që kanë të ardhura 2 milion euro dhe kanë përfituar logjika zero e tatimit e personave fizik. E dini që ka kompani kanë të ardhurën 2 milion euro dhe nuk paguajnë asnjë lekë dhe këtë do ta korrigjojmë tani”, tha ministri Ahmetaj.

Këtu futen shërbimet që japin juristë, financiarë, mjekë, inxhinierë e me radhë me dhjetëra profesione, të cilat mund të marrin licensë për të dhënë shërbime. 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *