Vendosni fjalën kyçe....

Champions/ Inter barazon me Barcelonën, Atl.Madrid fiton ndaj Dortmund


Mbrëmjen e sotme u luajtën,sfidat në Ligën e Kampionëve, me takimin më të rëndësishëm mes Interit dhe Barcelonës që u mbyll në barazim 1-1. Katalanasit dominuan të gjithë takimin, por në shumë raste ishin pritjet vendimtare të Handanoviç që mbajtën në lojë zikaltrit.

Golat erdhën vetëm në minutat e fundit, ishte Malkolm ai i cili zhbllokoi sfidën në minutën e 83-të, por vetëm 4 minuta më pas, Ikardi barazoi pas një topi të mbetur në zonën e Barçës. Gjithsesi, me këtë barazim, spanjollët mbeten të parët në grup, me 10 pikë, e Interi ndjek me 7.

Në takimet e tjera, Totenhemi përmbysi PSV-në, me shifrat 2-1. De Jong shënoi që në minutën e dytë, por ishte Herri Kejn, që në minutat 78 dhe 89 me dopietën e tij, përmbysi gjithçka.

Atletiko e Madridit fitoi ndaj Dortmundit, me rezultatin 2-0, dhe golat e Saul dhe Grizman. Më poshtë, rezultatet e plota të mbrëmjes.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *