Janë arrestuar në Itali 22 persona, mes të cilëve edhe katër vëllezër me mbiemrin Sallaku nga Shqipëria. Personat e ndaluar janë pjesë e një hetimi për trafik droge sipas mediave të vendit fqinj.
Në pranga kanë rënë 43-vjeçari Gëzim Sallaku, presidenti i klubit të futbollit “Darfo Calcio” dhe 3 vëllezërit e tij.
Pas kontrollit në banesën e tyre, policia ka gjetur 3 armë zjarri tip pistoletë dhe municioni përkatës si dhe materiale të tjera të paligjshme.
Të arrestuar janë edhe Isuf, Gazmir e Taulant Sallaku ndërsa vëllai i pestë i familjes, Saimir, ishte arresuar një muaj më parë në Piancamuno pasi u kap në flagrancë duke shitur një kilogramë kokainë tek dy shpërndarës të njohur droge në Brescia.
Hetimi i prokurorisë dhe karabinierëve kishte nisur një vit më parë, në muajin nëntor, pas gjetjes së një rafinerie për përpunimin e drogës në zonën e Brescia-s ku u arrestua në flagrancë 30 persona, sasi të mëdha drogë dhe rreth 100 mijë euro.