“Rama e konsideron Kushtetuën si koncesionin e radhës dhe e gris e shqyen apo e bën si të dojë vetë.” – shkruan kreu i grupit parlamentar të LSI-së Vasili.
Ai thekson se Rama që foli dje në Kuvend në emër të Kushtetutës e ka harruar disa herë atë duke i përmendur zgjedhjen e Kryeprokurores së Përgjithshme, Arta Marku, kur i bëri thirrjes policisë të hidhte uniformën dhe të siguronte vota për Partinë Socialiste në zgjedhje dhe në audiopërgjimin ndaj Agron Xhafajt.
“Kryeministri, që e di Kushtetutën PPP (koncesion). Kryeministri foli dje në parlament në emër të Kushtetutës, kuptohet aq sa ja pret atij si shkollëpak, për këto punë. I dha medemek kohë Presidentit që të reflektonte?! Po ku e gjeti këtë kohë kushtetuese ky derdimen që e jep dhe e merr?! Apo e konsideron Kushtetutën PPP ( koncesionin) e radhës që e gris, e shqyen dhe e bën si ëe dojë vetë.
Apo do bëjë po vetë edhe Gjykatën Kushtetuese? Po kur zgjodhi me 69 vota Arta Markun e harroi Kushtetutën? Po pse e harroi ky Kushtetutën, kur i bëri thirrje policisë të hidhte uniformën e të bënte vota për të, apo kur bënte prokurorin paralel për audiopërgjimin e Agron Xhafës?? Ky po flet gjoja edhe në emër të votave që gjoja paska fituar. Po cilave vota ? Atyre që Këshilli i Europës deklaroi se mbi 20% ishin blerë. Apo të atyre votave që i ka grabitur me kriminelë, që kanë dalë sheshit nga përgjimet e prokurorisë. Ky kryeministër ka lidhje me kushtetutën aq sa një gropë septike me një sallë operacioni.” – shkruan Vasili në “Facebook”.