Vendosni fjalën kyçe....

Kumbaro nuk i ndahet shprehjes me “F*ck”: Ngjarjet jetësore duhet të kenë kriter librin


Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro ka folur sërish në lidhje me shprehjen e saj për librat.  Ne duhet të kemi sërish libra të mirë. Nëse shkon në shtëpinë e dikujt që nuk ka libra, mos u q* me të. Mos e lejo atë të të eksplorojë ty para se të eksplorojë universet sekrete të librit”, shkruhej në statusin e Kumbaros në Twitter.

E ftuar sot në emisionin “Rudina” në Tv Klan, Kumbaro sqaroi se statusi nuk ishte një veprim i paramenduar. Ajo theksoi se mesazhi i statusit të saj ishte që të gjitha ngjarjet jetësore duhet të kenë kriter edhe librin.

” Është e vërtetë, duket se ia arriti qëllimit statusi dhe po të shikosh duket që të gjithë flasin për librin. Secili në mënyrën dhe këndvështrimin e vet, por tema që i bashkon të gjithë është libri.

Ky ishte një moment episodik ku unë thjeshtë bëra ritweet statusin e një kolegu në të cilin prezantohej një shkrim i një kineasti amerikan John Waters. Përkthimi i gabuar nuk është përkthim fjalësh, nuk përkthejnë fjalë, përkthejnë mesazhe.

Dhe mesazhi ishte që të gjitha ngjarjet jetësore duhet të kenë kriter edhe librin. Kur ne zgjedhim atë që është ndër ngjarjet më të mëdha në jetë, por edhe kënaqësitë po ashtu është mirë që të shikojmë nëse ky njeri lexon libra apo jo. Këtë nuk është se nuk e kemi thënë, por kur John Waters e tha i bëri të gjithë të flasin. Të qenit i rrethuar nga librat vetëm na e bën jetën më të mirë dhe më të lehtë. Rrit cilësinë e jetesës si në atë individuale edhe në çift.”, u shpreh Kumbaro. 

 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *