Për shkak të plagëve të marra një ditë ka humbur jetën 33-vjeçari Genci Caci. Ky i fundit u plagos në atentatin e mbrëmshëm në Durrës, ku u vra dhe shoku i tij Edison Harizaj.
Mësohet se Genci Caci ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës ku ndodhej prej mbrëmjes së kaluar. Ngjarja që tronditi mbrëmjen e kaluar Durrësin ndodhi në zonën e plazhit, në vendin e njohur si ‘Rruga e Çamëve’ dhe nga të shtënat mbeti i vrarë në vend Edison Harizaj, ndërsa 33-vjeçari Caci u plagos rëndë, në kokë dhe trup, plagë të cilave nuk ka mundur t’u mbijetojë.
Automjeti tip ‘Audi’ në të cilën udhëtonin Edison Harizaj dhe Genci Caci u qëllua me breshëri kallashnikovi.
Duhet të themi se 39-vjeçari Edison Harizaj ka qenë i skeduar si i përfshirë në disa ngjarje kriminale dhe njihet si krahu i djathë i Emiljano Shullazit. Ende nuk ka asnjë të arrestuar nga policia për këtë ngjarje të rëndë.