Juventusi ka marrë humbjen e parë në Champions League, duke u mposhtur në Itali 1-2 edhe pse ishin në avantazh deri 2 minuta para fundit.
Ronaldo u rikthye me gol pas pezullimit në ndeshjen ndaj Valencias, duke shënuar në minutën e 65-të, por kur të gjithë menduan se Juventusi do të regjistronte fitoren e katërt në po kaq takimi, ndodhi përmbysja e madhe.
Dy minuta para fundit, spanjolli Mata barazoi shifrat, ndërsa më pas një autogol i Sandros i dhanë 3 pikët Manchester United.
Pavarësisht kësaj humbjeje, Juventusi mban vendin e parë me 9 pikë, ndërsa Manchester me 7 pikë e në vendin e tretë renditet Valencia me 5 pikë.