Vendosni fjalën kyçe....

Shpend Ahmeti shkarkon dy drejtorë të Vetëvendosjes në Prishtinë


Kryetari i Komunës së Prishtinës në Kosovë, Shpend Ahmeti, ka shkarkuar nga detyra dy zyrtarë të Vetëvendosjes.

Bëhet fjalë për drejtorin e shëndetësisë Arben Vitinë dhe Nora Kelmendin nga Drejtoria e Kadastrit.

Lajmin e ka konfirmuar për mediat në Kosovë, vetë Ahmeti. 

“Relacioni PSD-VV nuk mund të vazhdojë pa marrëveshje e kjo po shkakton edhe telashe në qeverisje me ose pa dashje. Derën e kanë hapur por jo kështu”, tha Shpend Ahmeti për Klan Kosova.

Nga ana tjetër, një tjetër zyrtar, Drejtor i Kulturës tha se do të bisedoje me partinë për të marrë një qëndrim nëse do të vazhdojë të jetë ende Drejtor në komunën e udhëhequr nga Ahmeti. Megjithatë sipas tij, ka pak gjasa të vazhdojë punën në komunën e Prishtinës. ” Kjo i bie, se edhe nëse dikush është Vetëvendosje, ai si kryetar është në gjendje ta lejojë në qeverisje. Por kjo është vetëm lojë për të legjitimuar qeverisjen e tij, absolutisht të zaptuar në zgjedhjet e fundit nga Vetëvendosja. E për më shumë qeverisje që ka tendenca të zgjerohet edhe me PDK-në”, ka shkruar Rugova.

“Ata sillen thua se armiku më i madh i Kosovës jam unë dhe në të njëjtën kohë qëndrojnë në qeverisje, pra gati se një situatë që nuk mund të mbahet më. Unë tashmë e kam marrë vendimin që këtë javë të shkarkohen, dy drejtorë, ai i Shëndetësisë dhe Kadastrit, pasi ata dy kanë qenë të deleguar ndërsa për drejtorin e Kulturës ka qenë marrëveshja e imja me të, personalisht kur ka hyrë në listë dhe i mbetet atij nëse do të vazhdojë punën në Prishtinën që e ka filluar apo dëshiron që për shkak të subjektit politik, të largohet”, ka thënë Ahmeti në Rubikon.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *