Një qytetar ka denoncuar faktin që firma e nipit të Sadri Abazit, “Alko Impex” vijon të marrë tendera publikë nga Bashkia e Tiranës, edhe pse ka një vendim nga APP (Agjencia e Prokurimit Publik) që e përjashton kompaninë në fjalë nga pjesëmarrja në procedurat e prokurimit publik.
“Per mafiozin Abazi zbatohet vetem ligji i mafies dhe jo ai i shtetit! Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. Sb.
“Alko Impex firma e Sadri Abazit e drejtuar nga nipi i tij dhe pse me dokumenta fallco dhe me vendim per perjashtim per 3 vjet vazhdon te punoje ne bashkine e Tiranes dhe te mari perseri tendera publik.” – shkruan Berisha në “Facebook”.