Vendosni fjalën kyçe....

Dako-Alibeajt: Ke vëllain të dënuar jashtë vendit për krime


Kreu i bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako ka reaguar pas deklaratës nga selia blu të deputetit të PD, Enkelejd Alibeaj.

Deputeti i PD-së deklaroi se Dako duhet të arrestohet pasi bashkëpunon dhe shkëmben pasuri me bandat.

Menjëherë ka reaguar edhe Vangjush Dako, i cili shprehet se Alibeaj ka vëllain e tij të dënuar jashtë shtetit për krime të rënda, ndërsa do të padisë deputetin e PD për shpifje.

“Ou! Edhe Enkelejd Alibeaj do padi për gjyq kështu? Mos!  Ky është me i pafytyri në fakt se ky vëllain e ka të dënuar jashtë shtetit për krime të rënda, por i kërkon llogari të tjerëve për kushërinjtë e 15 apo për zgjedhësit e 15 mijte me të cilët flasin në telefon! S’ka problem, padia direkt dhe pastaj flasim para gjykatësit, meqë edhe ky vemje e llojit të vet më legen, dashka drejtësi!”, shkruan Dako.

Nga selia blu, deputeti i PD-së pohoi se dosja 339 është makthi i Edi Ramës. “Nga momenti që skandali i vjedhjes së votave nga bandat kriminale në bashkëpunim me Vangjush Dakon, është bërë publik, heshtja ka mbuluar të gjithë ata të cilët, duhet të mbajnë përgjegjësi për vjedhjen e votave apo për hetimin gjykimin dhe burgosjen e krimit dhe të politikanëve të lidhur me krimin.

Me shpresën se ndonjë skandal tjetër do të dalë, që të mbulojë vjedhjen e votave, me shpikjen e dorëheqjeve të detyruara, me panikun që e ka kapur duke emëruar nëpunës të oborrit në krye të Ministrisë së Brendshme, me stisjen e gjasme konflikteve kushtetuese me kreun e shtetit, ndërkohë që Gjykatën Kushtetuese e rrënoi pikërisht ai, Edi Rama nuk po gjen qetësi, sepse makthi i dosjes 339 e përndjek ngado.”, u shpreh Alibeaj.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *