Vendosni fjalën kyçe....

13-vjeçarja në Lushnjë tenton t’i japë fund jetës me ilaçe


Një adoleshente nga Lushnja ka tentuar t’i japë fund jetës, duke konsumuar medikamente.

Mësohet se 13-vjeçarja me inicialet K.K nga Lushnja, ka konsumuar ilaçe në banesën e saj dhe tani ndodhet në spitalin rajonal, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë, por lajmi është bërë publik nga policia vetëm sot.

“Më datë 07. 11. 2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit  Gjyqësor Lushnje, për vlerësim, për shtetasen e mitur K. K., vjeçe 13, pasi më datë 07. 11. 2018 në banesë, ka konsumuar ilaçe, ndodhet në spitalin rajonal, nën kujdesin e mjekëve.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ky është rasti i dytë brenda javës, që një adoleshente tenton t’i japë fund jetës. Rasti tjetër ka ndodhur në Kavajë, ku disa ditë më parë, një 17-vjeçare konsumoi fostoksinë.

Adoleshentja me inicialet T.K, është dërguar në spital, ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *