Vendosni fjalën kyçe....

“Nuk ka ligj për prishjen e shtëpive te Unaza e Re. T’i ndalim këtu Ramën e Veliajn” – Basha


Kreu i Partisë Demokratike, Basha, ka deklaruar se ajo që kishte dëgjuar në takimin me banorët e Unazës së Re të cilëve u prishen shtëpisë kishte qenë tronditëse, ndërsa u bëri thirrje banorëve që të vijojnë protestën në mbrojtje të pronave të tyre.

Basha i bëri deklaratat pas daljes nga takimi me përfaqësinë e banorëve pak çaste më parë.

Ai theksoi se kjo është gjendja ku ka rënë shteti shqiptar që është vënë në dispozicion të një grushti oligarkësh.

“Të jeni të sigurtë se ajo që kam dëgjuar brenda në takim është edhe më tronditëse se ajo që panë shqiptarët. Ka një detaj pak ndryshe nga ç’tha Klevisi në deklaratën e tij. Nuk ka ligj për shembjen e këtyre shtëpive, por u kanë çuar një njoftim dhe u kanë vënë kryqin me bojë tek dera. Nuk ka asnjë njoftim që këtyre familjeve t’u jepet kohë , të gjithë janë në gjendje terrori psikologjik. Kjo është gjendja ku ka rënë shteti shqiptar, ku asgjë nuk respektohet. Se Rama dhe Veliaj kanë një projekt që të pastrojnë paratë e drogës dhe të ndërtojnë shumëkatëshe në këtë zonë. Duan t’i largojnë këta njerëz pa u dhënë asgjë dëmshpërblim për të pasuruar një grusht oligarkësh. E kam paralajëmruar sa e rrezikshme është kjo aferë. Ajo që nisi me Teatrin Kombëtar, do të përfundojë në pragjet e shtëpisë. Ja ku është ajo që kemi paralajmëruar. Mbështesni me protestën tuaj të drejtën e këtyre familjarëve. Mbroni veten tuaj kundër kësaj të keqeje që po ndodh këtu! Rezistoni deri në fund. Ju bëj thirrje të gjithë të vijnë të bashkohen me këta banorë këtu pasi nesër e keqja do vijë te pragu i banesave tuaja. Përfaqësuesit e PD-së dhe anëtarët e saj në Këshillin Bashkiak do vijojnë qëndresën bashkë me ju. Ta ndalim të keqen këtu dhe më pas ta shporrim atë krejtësisht.” – tha Basha për mediat.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *