Në prangat e policisë ka rënë 44-vjeçari që vrau me çifte 64-vjeçarin, Fatmir Hodajt, kryetarin e Njësisë Administrative në fshatin Kotë të Selenicës.
Policia njofton se ka arrestuar pas afro një ore ndjekje, autorin e dyshuar, 44-vjeçarin Admir Delaj, nga fshati Gumenicë.
Sipas saj ngjarja ka ndodhur për shkak të një konfliti të çastit.
“Nga hetimet paraprake të kryera dyshohet se ngjarja ka ndodhur nga një konflikt i çastit, pasi dy shtetasit e mësipërm kanë konsumuar pije alkoolike bashkë disa minuta para se të ndodhte ngjarja.
Grupi hetimor ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e krimit (armë gjahu “Çifte”), si dhe automjetin me të cilin u largua nga vendi i ngjarjes (Fuoristradë Benz ML).
Gjithashtu nga kontrolli i ushtruar në banesë është gjetur dhe sekuestruar edhe një armë tjetër gjahu tip “Çifte” e cila nuk ka lidhje me ngjarjen, por rezulton pa lejen përkatëse.”, njofton policia.
Njoftimi i policisë:
Policia identifikon dhe kap në kohë rekord autorin e vrasjes së 64-vjeçarit, ndodhur në fshatin Kotë të Selenicës.
Arrestohet pas afro një ore ndjekje, autori i dyshuar, 44-vjeçari nga fshati Gumenicë.
Në fshatin Kotë, rreth orës 14:55, në hyrje të një lokali, dyshohet se shtetasi Admir Delaj ka qëlluar me armë gjahu shtetasin F. H., 64 vjeç, banues në fshatin Gumenicë, i cili ka humbur jetën.
Policia e Vlorës dhe e Selenicës, me të marrë njoftim për ngjarjen, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku kanë identifikuar autorin e ngjarjes shtetasin Admir Delaj i cili pas vrasjes ishte larguar menjëherë me automjetin e tij.
Forcat e Policisë u vunë në ndjekje të autorit ku pas afro një orë ndjekje, u bë e mundur kapja e tij, në dalje të banesës në fshatin Gumenicë ku kishte mbyllur mjetin dhe po tentonte të largohej.
Nga hetimet paraprake të kryera dyshohet se ngjarja ka ndodhur nga një konflikt i çastit, pasi dy shtetasit e mësipërm kanë konsumuar pije alkoolike bashkë disa minuta para se të ndodhte ngjarja.
Grupi hetimor ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e krimit (armë gjahu “Çifte”), si dhe automjetin me të cilin u largua nga vendi i ngjarjes (Fuoristradë Benz ML).
Gjithashtu nga kontrolli i ushtruar në banesë është gjetur dhe sekuestruar edhe një armë tjetër gjahu tip “Çifte” e cila nuk ka lidhje me ngjarjen, por rezulton pa lejen përkatëse.
Grupi hetimor i kryesuar nga Prokurori po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Materialet në ngarkim të shtetasit Admir Delaj, në përfundim të veprimeve të para hetimore do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vrasje me dashje”