Vendosni fjalën kyçe....

“Ushtri e vëërtetë Evropiane” Trump reagon ndaj Macron: Ide fyese


Donald Trump ka reaguar ndaj thirrjes të presidentit francez Emmanuel Macron për krijimin e një “Ushtrie Evropiane” për të mbrojtur kontinentin nga Kina, Rusia dhe SHBA – duke etiketuar idenë “fyese”.

Disa ditë  më parë këtë javë Macron bëri thirrje për krijimin e një “ushtrie të vërtetë evropiane” për të lejuar BE të mbrohet nga kërcënimet, duke përfshirë Presidentin rus Vladimir Putin dhe Presidentin Trump.

Ne duhet të mbrojmë veten në lidhje me Kinën, Rusinë dhe madje edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës,”- tha Macron për radio France 1 në një intervistë.

Në një postim në Twitter para se të mbërrinte në Paris për një ceremoni që përkujtonte 100 vjet që nga përfundimi i Luftës së Parë Botërore, Trump tha: “Presidenti Macron i Francës sapo sugjeroi që Evropa të ndërtojë ushtrinë e vet për të mbrojtur veten nga SHBA, Kina dhe Rusia. Shumë fyese, por ndoshta Evropa duhet së pari të paguajë pjesën e saj të drejtë të NATO-s, të cilën SHBA e subvencionon në masë të madhe! ”

Çështja e NATO-s ka qenë një burim i vazhdueshëm zhgënjimi për  Trump, i cili është ndërtuar mbi bazën e politikave “America First”. Ai i ka bërë thirrje të gjitha kombeve në NATO, shumica janë evropiane, që të kontribuojnë me një minimum prej dy për qind të PBB-së së tyre drejt shpenzimeve të aleancës.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *