Regjistrimet që mund të zbulojnë sesi u vra gazetari Jamal Khashoggi në ambasadën saudite në Turqi, u janë dhënë Francës, Gjermanisë, Arabisë Saudite, Mbretërisë së Bashkuar dhe SHBA-së, tha presidenti turk, Erdogan.
“Ata e dinë të gjithë, pasi i kanë dëgjuar bisedat dhe gjithçka tjetër “, tha Erdogan në një fjalim televiziv të shtunën.
Erdogan gjithashtu akuzoi Arabinë Saudite se ka dijeni që vrasësi i ish-gazetarit të “Ëashington Post”-it është në mesin e një grupi prej 15 sauditësh që shkruan në Turqi ditën para vrasjes dhe më pas u kthyen në Arabinë Saudite pas vrasjes së Khashoggi-t.
“Arabia Saudite mund ta zgjidhë këtë çështje duke marrë në pyetje 15 personat në fjalë”, tha Erdogan.
“Vrasësit janë me siguri mes këtyre 15 personave dhe nuk ka nevojë të kërkohet diku tjetër”.
Ankaraja pretendon se ka pasur audio të vrasjes makabre të gazetarit që u zhduk më 2 tetor, pasi hyri brenda konsullatës saudite në Stamboll, për të mos u parë kurrë më.