“Më kanë marrë nusen e djalit që të lindë në burg”, kështu është shprehur një nga banorët e Astirit, në protestën e sotme përpara Bashkisë.
Sipas qytetarit, efektivët e policisë i kanë dërguar nusen e djalit në burg, edhe pse ajo ishte shtatzënë, mirëpo paralajmëroi se “burrat e shtëpisë” nuk do ta lejonin këtë.
“Më kanë marrë nusen e djalit që të lind në burg, ka burra ajo shtëpi nuk ka vetëm gra. Të gjithë këta njerëz nuk i shkelin dot. Turp, turp, turp”, u shpreh qytetari.
Kjo është dita e 10 që banorët e Astirit protestojnë kundër prishjes së banesave të tyre, deri në marrjen e një dëmshpërblimi.
Banorët e Astirit i kërkojnë kryeministrit Rama dhe kryebashkiakut Veliaj t’u japin një zgjidhje sepse përndryshe do të kërkojnë strehim politik dhe do të shkojnë te ambasada amerikane.