Vendosni fjalën kyçe....

“Prokuroria e blerë mbyll çështjen e Ramës për kërcënimin ndaj Nuhut” (DOKUMENTET)


Kryetari i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili ka publikuar së fundmi dokumentet ku sipas tij Porkuroria ka mbyllur çështjen që Rama i bëri kërcënim Emiljano Nuhut, nënkomisarit të policisë.

Vasili shprehet se prokuroria ka mbyllur hetimet ndaj kryeministrit Edi Rama, lidhur me kërcënimet ndaj ish-oficerit Emiljano Nuhu, pas denoncimit të tij, ku thoshte se është kërcënuar me pistoletë nga Rexhep Rraja, i biri i deputetit socialist Rrahman Rraja, në prani të kreut të grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla dhe kryebashkiakut të Krujës, Artur Bushi.

“Prokuroria ka iluzionin e genjeshtert se nuk do te jape llogari deri ne nje,kolektivisht dhe ne menyre individuale, per kete standart te poshter te saj, qe nga njera ane i mbyll cdo veper penale kryeministrit dhe nga ana tjeter fut ne burg qytetaret se protestojne per prishjen e padrejte shtepive nga qeveria.
Ja dokumenti qe provon se prokuroria eshte blere nga kryeministri koke e kembe dhe eshte kthyer ne nje pece kembesh e kryeministrit.”, shprehet Vasili. 

Postimi i plotë:

Tjeter turp,Prokuroria e blere i mbyll ceshtjen Edi Rames per kercenimin ndaj E.Nuhut.

Prokuroria e turpit i mbyll hetimin Edi Rames per kanosjen dhe kercenimin e eger publik ndaj oficerit Emiljano Nuhu.
Prokuroria ka iluzionin e genjeshtert se nuk do te jape llogari deri ne nje,kolektivisht dhe ne menyre individuale, per kete standart te poshter te saj, qe nga njera ane i mbyll cdo veper penale kryeministrit dhe nga ana tjeter fut ne burg qytetaret se protestojne per prishjen e padrejte shtepive nga qeveria.
Ja dokumenti qe provon se prokuroria eshte blere nga kryeministri koke e kembe dhe eshte kthyer ne nje pece kembesh e kryeministrit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *