Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka folur së fundmi në lidhje me vizitën e tij në Francë. Ai është shprehur se ndihet i fyer nga trajtimi që i është bërë gjatë ceremonive për 100-vjetorin e fundit të Luftës së Parë Botërore në Francë.
“Mund të imagjinoni se si jam ndjerë. Nuk mund të besoja çfarë po shoh para meje, duke ditur sakrificën që populli serb ka bërë në Luftën e Parë Botërore”, tha Vuçiç, raporton REL.
Duhet të themi se Thaçi ishte i ulur afër liderëve më të mëdhenj në ketë ceremoni, ndërsa Vuçiç në një rresht për ballë tyre.
Për këtë ambasadori francez në Beograd, Frederic Mondoloni, i ka kërkuar falje presidentit të Serbisë.
“Ne jemi shumë të afërt me Serbinë. Serbia ka humbur pothuajse 3% të popullsisë në Luftën e Parë Botërore. Nuk e di se çfarë ka ndodhur në Paris. Unë mendoj se ishte një gabim për të ardhur keq dhe shpresoj që presidenti Vuçiç dhe populli i Serbisë e pranon faljen time. “, u shpreh ambasadori.