Deputeti i PD-së Myslym Murrizi ka denoncuar 3 raste flagrante të abuzimit me pushtetin. Murrizi ka denoncuar se kreu i bashkisë së Divjakës, Fredi Kokoneshi dhe ai i Lushnjës Fatos Tushe kanë emëruar drejtorë njerëz me precedentë të rëndë kriminalë në kundërshtim me ligjin e dekriminalizimit, si dhe administratorë që vjedhin edhe duke marrë pagesë shtesë si invalid.
“Rasti i parë është ai i Avni Koçit, ish kryetar Bashkie i dënuar me formë të prerë për falsifikim vulash i cili ka vuajtur dënimin me burg. Sot është drejtor i Bordit të Kullimit në Bashkinë e Divjakës prej më shumë se një viti.
Rasti i dytë është komandanti Shërbimit të i Zjarrfikësve në Bashkinë e Lushnjës, Berti Persheva, i cili rezulton i dënuar me burg nga 2002 deri në 2010 në Romë për drogë dhe prostitucion. Ai ka ndryshuar emrin pas dënimit nga Agim në Berti.
Rasti i tretë është i i administratorit të Grabianit në Bashkinë e Divjakës, i cili ndonëse paguahet me një pagë të lartë si administrator, merr në mënyrë të paligjshme një pagesë prej 120 mijë lekësh në muaj si invalid. Ky emërim në shkelje të ligjit tregon haptazi abuzimin me paratë e shqiptare, duke i hequr të drejtën një qytetari që e meriton këtë pagesë.”, u shpreh Murrizi.